Loading…

Ministri e pranon se shkarkoi bordin me ‘urdhër’ të Haradinajt

  • 29/01/2018 | 22:03

Ministri e pranon se shkarkoi bordin me ‘urdhër’ të Haradinajt

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka treguar se e ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë pas një kërkese nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


Kështu ka rrëfyer ministri Bytyqi në një intervistë në emisionin “Puls” të Kohavision.

“Mua vet ish-kryetari i Bordit për Cilësi, z. Rexhaj më ka treguar se jo gjithherë janë respektuar standardet e parapara me ligj dhe me procedura të cilat sot janë në fuqi. Unë ia kam bërë të qartë se Bordi duhet t’i respektojë të gjitha procedurat dhe rregullat që janë në fuqi”, ka thënë ai.

“Pra është vërejtur se është punuar më standarde të dyfishta nga ky ish-Bord. Dikujt i është suspenduar akreditimi me të njëjtat kushte e dikujt jo. Shumë shpejt do të dalim me të dhëna për krejt punën brenda këtij Këshilli”, ka thënë Bytyqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë