Loading…

Ministri e pranon: Pamje të tmerrshme në QKUK

  • 10/09/2018 | 14:14

Ministri e pranon: Pamje të tmerrshme në QKUK

Të tmerrshme po e quan gjendjen në QKUK edhe vet ministri i shëndetësisë kosovare, Uran Ismaili. Ky i fundit i ka komentuar pritjet e pacientëve kosovarë nëpër bodrumet e QKUK’së duke thënë se këta ata po maltretohen duke pritur për një rëntgen apo edhe ndonjë vizitë mjekësore.

Por kësaj gjendje shumë shpejtë pritet që t’i vijë fundi. Ismaili po premton se këto bodrume do të mbyllen njëherë e përgjithmonë.

“Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së.   Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte. E rëndë edhe për vetë personelin mjekësor, i cili përkundër vullnetit të madh nuk ka mundur të japë asgjë më shumë sesa profesionalizmin e tij dhe një fjalë të mirë”, ka shkruar Ismaili.

“Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim njëherë e përgjithmonë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë