Loading…

Ministri Bytyqi thotë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore për futjen e lëndës së pastërtisë në shkolla

  • 06/11/2018 | 07:44

Ministri Bytyqi thotë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore për futjen e lëndës së pastërtisë në shkolla

Duke shikuar kritikat e fundit që po i bëhen ministrisë së Arsimit, se numri i madh i lëndëve dhe futja e disa gjërave që nuk janë të përballueshme për nxënësit e ciklit të ulët dhe atij mesëm, tani MASHT po kërkon që si lëndë e re të jetë edhe ‘Lënda e Pastërtisë’.


Kështu të paktën ka njoftuar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, duke thënë se jan duke e shqyrtuar këtë mundësi që të fusin në planprogramet shkollore edhe lëndën e pastërtisë, njofton gazetametro.net.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që të kërkojmë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe kjo do të duhej të ishte një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Bytyqi.

Kjo deklaratë ‘frymëzuese’ e ministritit Bytyqi vjen pas një takimi me përfaqësuesit e OJQ’së ‘Ta pastrojmë Kosovën’, ku është biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë