Loading…

Ministri britanik: Mjafton vetëm urdhri i Putin, raketat dhe bombat do zbarkojnë në Ukrainë

  • 14/02/2022 | 09:54

Ministri britanik: Mjafton vetëm urdhri i Putin, raketat dhe bombat do zbarkojnë në Ukrainë

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey ka shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës, derisa tha se pushtimi nga Rusia do jetë ‘’shumë afër’’, transmeton Gazeta Metro.


Ai theksoi se mjaftojnë disa minuta pasi Putin do jap urdhrin dhe raketat do godasin Ukrainën.

Ai theksoi se presidenti rus kishte vendosur tani të gjitha mjetet ushtarake të nevojshme për një pushtim që mund të nisej pa “paralajmërim”.

Ai hodhi gjithashtu dyshime nëse vendosja e të paktën 130,000 trupave rreth kufijve të Ukrainës ishte pjesë e një strategjie të “diplomacisë shtrënguese”.

‘’Shqetësimi im është nëse kjo ishte vërtet një lojë e Vladimir Putin për të marrë një vend në tryezën e negociatave, por ai ka vazhduar të shtojë praninë e trupave. Frika tani sa vjen e shtohet’’, tha ai.

“Kjo nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë. Shpresoj se diplomacia mund të fitojë.”

Ai u tha gjithashtu britanikëve në Ukrainë që të largohen tani ndërsa fluturimet komerciale dhe autostradat janë ende të përdorshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë