Loading…

Ministri Bajrami, as në testin e ardhshëm të PISA’s s’do jemi mirë

  • 27/12/2016 | 13:46

Ministri Bajrami, as në testin e ardhshëm të PISA’s s’do jemi mirë

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në një konferencë për media, të organizuar për fundvit, ka thënë se gjendja në arsim nuk mund të ndryshohet shumë shpejt, por ka premtuar se ngritje graduale të cilësisë. 


Ai ka thënë se në testin e ardhshëm të PISA’s, Kosova do të vazhdojë të mos dalë mirë, por ka thënë se është i sigurt se do të dalë më mirë se sa herën e fundit.

“Ajo çfarë unë premtoj, është se në këtë mandat do të kemi një vetëdijësim të përgjithshëm dhe do të kemi një ndërrim të mentalitetit, do të kemi ngritje graduale të cilësis. Në tetstin e ardhshëm të PISA unë nuk premtoj mrekulli por premtoj ngritje, që synimi im është 400 pikë”, tha Bajrami

Ministri Bajrami tha se që nga fillimi mandatit ka mbetur prioritet rritja e cilësis në sistemin arsimor.

“Në fillim të mandatit kishim konstatuar me të drejtë se cilësia e arsimit në Republikën e Kosovës nuk është në nivel të dëshirueshëm dhe i vetmi prioritet që ne e kemi vendos në këtë mandat është ngritja e cilësis”, ka thënë ministri Bajrami.

Bajrami tha se në arsimin parashkollor ka filluar draftimi i strategjisë për kurikulën e arsimit dhe se numri i fëmijëve është rritur në 3,300 fëmijë si dhe politikat e ministrisë janë që shkollimin ta bëjnë të obligueshëm për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç.

Gjithashtu ai ka prezantuar edhe shtyllat e punës dhe rezultateve të Ministrisë të cilat sipas tij janë, miratimi i strategjisë kombëtare për ngritjen e cilësisë, përfundimi i pilotimit të kurikulës, e cila tashmë do të shtrihet në nivel kombëtar.

Si pikë të rëndësishme Bajrami e ka konsideruar edhe rishikimin i teksteve, që sipas tij do të ketë risi në janar për shkak që do të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare për sjelljen e teksteve me standarde evropiane. Pikë tjetër sipas tij, është edhe miratimi i planit strategjik për miratimin e arsimit të vitit 2017-2021.

Ministri gjithashtu tregoi se që nga janari do të bëhet vlersimi të përformancës së mësimdhënësve në katër nivele.

“Niveli i parë do të jetë vetëvlersimi ku secili mësimdhënës do ta vlersoj vetëveten, vlersimi i dytë do të jetë nga ana e drejtorit të shkollës, niveli tretë do të jetë komuna, drejtoria komunale dhe niveli i katërt do të jetë Ministria e Arsimit” shtoi Bajrami.

Ndërsa për shkollimin e lartë, ministri Bajrami tha se ka qenë gjithmonë prioritet i rëndësishëm.

Ai si arritje e ka cilësuar vendosjen e standardeve të larta të akreditimit të programeve, ku vetëm vitin e kaluar MASHT ka mbyllur 71 programe të Universiteteve Publike dhe Kolegjeve Private.

Përveç këtyre arritjeve Bajrami ka përmendur edhe arritje si, dhënien e 250 bursave për studim jashtë vendit, partneritetet e reja si dhe miratimi për profesionet e rregulluara.

Minsitri ka bërë të ditur se BE i ka hapur derën Kosovës për thithjen e fondeve evropiane.

Ndërsa për PISA ai ka thënë se vlersimi i ardhshëm do të bëhet me 2018 dhe më 2021.

“Ky vlerësim do të shënoj një proces të ngritjes graduale të cilësisë në sistemin e arsimit në mënyrë që me të vërtet ne të arrijm fillimisht nivelin rajonal dhe më von edhe nivelin evropian” tha Bajrami.

Ministri gjithashtu tha se punën që e kemi bërë këto dy vite jep shpresë për një stabilizim në sistemin arsimor. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë