Loading…

Ministri austriak i prerë: Veprimet e Dodik janë jashtëzakonisht të rrezikshme, ‘të papranueshme’

  • 21/02/2022 | 12:56

Ministri austriak i prerë: Veprimet e Dodik janë jashtëzakonisht të rrezikshme, ‘të papranueshme’

Ministri austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë se situata në Bosnje po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, derisa veprimet e Dodik i ka cilësuar si jashtëzakonisht të rrezikshme, transmeton Gazeta Metro.


Ministri Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, deklaroi sot në Bruksel se Bosnje-Hercegovinës i duhet reforma zgjedhore dhe vlerësoi se ngjarjet në atë vend janë jashtëzakonisht shqetësuese.

“Bosnja dhe Hercegovina është e dashur për zemrat tona dhe në thelb është fqinji ynë. Ngjarjet që po shohim janë jashtëzakonisht shqetësuese. Për ne, një gjë është një vijë e kuqe e qartë, dhe ajo është se integriteti i BiH nuk është i disponueshëm. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ky vend, por edhe Ballkani në tërësi, të mos bëhet shesh lojërash për aktorë jashtë Bashkimit Evropian dhe Evropës, “tha Schallenberg përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

Ministri austriak shtoi se veprimet e anëtarit të presidencës së këtij vendi Milorad Dodik dhe institucioneve të Republika Srpska janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe se ata “po luajnë me integritetin e shtetit”.

“Veprimet e rrezikshme të Republikës Srpska”

“Për ne është e papranueshme. Sot do të kemi bisedime të hapura dhe për mua pika thelbësore është të arrijmë një përgjigje të përbashkët, dhe të jemi  bashkuar si evropianë, rreth kësaj çështje”, tha Schallenberg.

Shefi i diplomacisë austriake iu referua edhe reformës zgjedhore atje, duke vlerësuar se është bërë përparim në çështjen e ligjit zgjedhor.

Austriaku më tutje sheh se është koha të lëvizet përpara.

“Një ditë ne duam ta kapërcejmë Dejtonin dhe të shkojmë në Bruksel si sistem dhe për këtë na duhet reforma zgjedhore. Besoj se është bërë progres dhe të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm se duhet të veprojnë tani. Megjithatë, veprimet e Republikës Srpska janë më të rrezikshme dhe e rrezikojnë drejtpërdrejt integritetin e shtetit”, tha ministri austriak.

Në fund, ai tha se RS do të ndjejë vërtet pasojat nëse nuk tregon interes për ruajtjen e integritetit të shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë