Loading…

Ministri Aliu: Kemi ndarë buxhetin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

  • 09/12/2021 | 12:00

Ministri Aliu: Kemi ndarë buxhetin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media ka njoftuar se qeveria ka ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, transmeton Gazeta Metro.  


Aliu tha se kanë marrë sinjale pozitive për projektin e hekurudhës pas vizitave të tij dhe homologes shqiptare në Itali.

“Dokumenti i Memorandumit të mirëkuptimit në takimin e dy qeverive me që rast bashkë me ministren Belinda Balluku kemi nënshkruar këtë dokument.Pas vizitave që patëm në Itali e që lidhet drejtpërdrejt me portin e Durrësit dhe mundësitë që mund të sjellë kjo hekurudhë për vendin tonëMorrëm sinjale pozitive do të mund të them që ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë për hartimin e një plani të saktë dhe do të na jep edhe afate kohore dhe financiare që mund të përfundojë”, tha Aliu.

Ai poashtu tha se qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit për projektin e hekurudhës

“Kemi ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit të trasesë për hekurudhën dhe pas përcaktimit se ku lidhet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ne mund të kemi edhe detaje të tjera të këtij projekti. Detyrë e jona është të shtyjmë para hapjen e korridoreve të tjera që Kosova të bëhet pjesë”, ka thënë Aliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë