Loading…

Ministri Abrashi: Dil prej socialit

  • 12/11/2016 | 12:22

Ministri Abrashi: Dil prej socialit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se ministria që ai drejton ka filluar projektin për punësimin e 500 personave përmes programit të subvencionimit të pagave.

Ai ka thënë se përfituesit primarë do të jenë shfrytezuesit e asistencave sociale të cilët në rast së fitimit të një kontrate punë mund të heqin dorë nga asistenca sociale.

Abrashi ka treguar mënyrën subvecionimit të atyre që tanimë janë përfitues të asistencës sociale.

“Ne do të subvencionojmë punësimin me rreth 120-130 euro, për çdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale. Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës.”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa ka bërë thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,rreth projektit.

“Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv. Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë”.

Slogani i ministrit Abrashin#dilprejsocialit./gazetamero.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë