Loading…

Ministrat malazezë e shohin çështje të mbyllur Demarkacionin me Kosovën

  • 16/09/2017 | 20:57

Ministrat malazezë e shohin çështje të mbyllur Demarkacionin me Kosovën

Çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën, zyrtarët e Malit të Zi e shohin si çështje të mbyllur.


Ministri i jashtëm malazez, Srdjan Darmanovic, shprehet se “beson në kapacitetet demokratike të Kosovës dhe se mezi pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit”.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë, siç është çështja e Prevlakës, porse marrëveshja e përkohshme funksionin mirë, raporton Zëri i Amerikës.

Sa i përket demarkacionit Darmanoviq thotë se nuk do të ndikojë në qeverinë e Kosovës dhe se marrëdhëniet e mira me këtë shtet do t’i vazhdojnë.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe nuk dyshojmë që këto marrëdhënie të mira do të vazhdojnë”, ka thënë tutje Darmanovic.

Ndërkohë, ministri i Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Pejovic, përsërit se shteti i tij nuk ka problem me Marrëveshje e Demarkacionit, sepse atë e ka ratifikuar në Parlament. Ndërsa, kryetari i Komisionit malazez për shënimin e kufirit, Milan Paunovic, thotë se situata në lidhje me kufirin duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së arritur mes dy palëve më 2015.

Paunovic është shprehur i bindur që në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për këtë çështje.

Këto reagime nga pala malazeze vijnë pasi kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi Komisionin paraprak për shënjimin e kufirit, sinjal ky që ai do të tentojë ta zhbëjë marrëveshjen e vitit 2015.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë