Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajë sot mbledhjen e radhës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Para këtij Komisioni do të raportojë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai në këtë mbledhje do të flas lidhur me raportet Kosovë – Serbi.
Raportimi i ministrit Hoxhaj do të bëhet në ora 14:30, në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, në po këtë mbledhje të komisionit, por pak më herët se ministri Hoxhaj, do të raportojë edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Raportimi i ministres Tahiri para këtij Komisioni do të bëhet në orën 13:00./gazetametro.net