Loading…

Minatorët ngujohen në minierën e Trepçës, kërkojnë rikthimin e punëtorëve të suspenduar pas incidentit të tetorit

  • 27/01/2022 | 12:23

Minatorët ngujohen në minierën e Trepçës, kërkojnë rikthimin e punëtorëve të suspenduar pas incidentit të tetorit

Rreth 80 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës, duke kërkuar rikthimin në punë të punëtorëve të suspenduar rreth tre muaj më parë.


Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, teksa ka bërë të ditur se ata kërkojnë edhe rikthimin e ish-drejtorit Rafet Ibishi.

“Janë ndërrimi i parë, që kanë filluar punën në orën 7 në mëngjes. Ata kërkojnë që të kthehen shokët e tyre në punë.” tha Osmani.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës së kësaj ndërmarrjeje, Besim Haxhiu, ishin sulmuar fizikisht në tetor.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Pas këtij incidenti, Ibishi ishte suspenduar nga një pozitë tjetër që e mbante në këtë ndërmarrje. Përpos tij, ishin suspenduar edhe Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Sehfki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari, deri në marrjen e një vendimi nga Këshilli Disiplinorë.

Më poshtë gjeni dokumentin e siguruar atëkohë nga Klan Kosova për suspendimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë