Loading…

Minatorët kërkojnë trajtim më të mirë

  • 21/02/2017 | 08:22

Minatorët kërkojnë trajtim më të mirë

Njëzet e tetë vjet pas grevës në minierën e “Trepçës” minatorët u mblodhën në Stantërg për ta shënuar datën e rëndësishme që shënoi kthesë në historinë e re të Kosovës. Para zyrtarëve qeveritarë minatorët kërkuan që 20 shkurti të zyrtarizohet si Dita e Minatorëve të Kosovës. Por kjo nuk ishte kërkesa e tyre e vetme.


 

Duke u kthyer në kohë, Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së pavarur të minatorëve të “Trepçës”, ka thënë që në vitin 1989 kanë ngritur zërin kundër diferencimeve dhe se “nuk kemi besuar se (diferencime v.j.) të ngjashme do të na ndodhin edhe sot”. “Pas 18 vjetësh nga lufta të drejtat tona shkelen në forma të ndryshme”, tha ai, shkruan sot Koha Ditore.

Ai numëroi kërkesat e minatorëve duke veçuar krijimin e Bordit mbikëqyrës për “Trepçën” nga ekspertë dhe njerëz të “Trepçës”.

“Ndër kërkesat e minatorëve janë: Ligji i pensioneve dhe invalidëve, të numërohet stazhi i punës nga vitet ‘90 e tutje, të respektohet Ligji i punës dhe të zbatohet kontrata kolektive, të ndalohet korrupsioni dhe nepotizmi, të zyrtarizohet 20 shkurti si festë shtetërore me emrin Dita e Minatorëve të Kosovës”, ka kërkuar Sadiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë