Loading…

Minatorët do marrin pagat: 1 milionë eurot e Qeverisë kalojnë në llogaritë e Trepçës

  • 19/11/2020 | 13:04

Minatorët do marrin pagat: 1 milionë eurot e Qeverisë kalojnë në llogaritë e Trepçës

Pas ngujimit të më shumë se 300 minatorëve për shkak të mos dhënies së pagave, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë ekzekutuar 1 milion euro për minatorët e Trepçës, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Kuçi ka njoftuar se ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh, ai përmes Facebookut ka njoftuar se 100 mijë eurot e tjera do të transferohen më vonë.

“Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh. Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër”, ka shkruar Kuçi.

Po ashtu ky lajm u bë i ditur edhe me anë të një komunikate për media nga ministria e Ekonomisë.

MF thotë se kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë