Loading…

Milot Rashica sot është ‘mysafir’ i Armando Brojës

  • 25/02/2022 | 08:21

Milot Rashica sot është ‘mysafir’ i Armando Brojës

Në kuadër të xhiros së 27’të të Premier League me fillim nga ora 21:00, sot zhvillohet ndeshja ndërmjet Southampton dhe Norwich City në ‘St. Mary’s Stadium’, transmeton Gazeta Metro.


Southampton e cila renditet në vendin e 10’të sot pret Norwichin e vendit të fundit në një ndeshje mjaft interesante edhe për të gjithë shqiptarët pasi që sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është nikoqir i Milot Rashicës i cili bën pjesë në Norwich City.

Dy futbollistët janë një ndër lojtarët kyç të dy skuadrave, Broja i cili këtë sezon ka realizuar gjashtë gola me ‘The Saints’, ndërsa anësori kosovar edhe pse vetëm javën e kaluar kundër Liverpool në humbjen 3-1, shënoj golin e tij të parë këtë edicion ka zhvilluar paraqitje fantastike me klubin e tij të ri.

Në dhjetë ndeshjet e fundit ku Southampton ka qenë vendas kundër Norwich, ka arritur të fitoj shtatë herë dhe duke pësuar vetëm një humbje, kurse edhe dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar me barazim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë