Loading…

Milionët e Petritit

  • 24/11/2016 | 15:30

Milionët e Petritit

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur të enjten në takim Petrit Selimin, udhëheqësin e Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me ekipin e tij.

Thaçi i ka ofruar mbështetje të plotë këtij ekipi, dhe për punën e tyre që synon të sjellë miliona investime në Kosovë, thuhet në një njoftim të Presidencës. Kjo shumë tejkalon qindra milionëshin që synon investime në sektorin e energjisë si prioritet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

petrit-selimi-me-staff

“MCC është sukses i madh për Kosovën, vlerësim i madh për shtetin tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “suksesi juaj reflekton edhe në marrëdhëniet tona me SHBA-në. Përkrahja amerikane për zhvillim ekonomik, mbrojtje të ambientit dhe sundim të ligjit është e rëndësishme për të iniciuar një cikël të ri të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Presidenti.

Petrit Selmi është publicist i njohur dhe ish zëvendësministër i jashtëm i Kosovës. Zyra e Koorportatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, së shpejti do të njoftoj më saktësisht shumën e investimeve dhe sektorët prioritarë për investime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë