Loading…

Miliarderja më e re në botë shpërblen punëtorët e saj me nga 10 mijë dollarë

  • 25/10/2021 | 23:57

Miliarderja më e re në botë shpërblen punëtorët e saj me nga 10 mijë dollarë

Miliarderja më e re në botë, Sara Blakely, ka shpërblyer bujarisht punonjësit për suksesin e firmës së saj Spanx.


Spanx u vlerësua në 1.2 miliard dollarë, pasi firma e investimeve Blackstone bleu shumicën e aksioneve të kompanisë, andaj themeluesja e brendit vendosi të ndajë pasurinë me ekipin e saj.

Sara Blakely organizoi një festë për suksesin e kompanisë dhe u tha punonjësve të saj se do t’i shpërblente pasi pa punën e tyre, ajo nuk do të kishte sukses. Ajo i informoi se secili prej tyre do të merrte 10.000 dollarë dhe dy bileta ajrore të klasës së biznesit për destinacionin e zgjedhur.

“Nëse do të shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni për një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të dilni në një hotel vërtet të bukur, kështu që me dy bileta avioni ju merrni 10.000 dollarë secili,” shpjegoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë