Loading…

Milazim Krasniqi i përgjigjet me shifra kryeministrit, sa myslimanë i ka Kosova

  • 19/04/2018 | 12:18

Milazim Krasniqi i përgjigjet me shifra kryeministrit, sa myslimanë i ka Kosova

Profesor Milazim Krasniqi ka reaguar në mënyrë jo të drejtëpërdrejt pas deklaratave të fundit të bëra nga kryeministri i cili tha për median serbe se shqiptarët nuk janë myslimanë për nga identiteti, përcjell gazetametro.net.


Profesori Krasniqi ka nxjerr statistikat e dala në vitin 2011, statistika këto që tregojnë numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar sipas përkatësisë fetare, e ku myslimanët renditen të parët.

Ai në postimin e tij në facebook ka vlerësuar se komentet jashtë shifrave zyrtare janë pahijshme të kota.

‘Numri i qytetarëve të Kosovës, të regjistruar sipas përkatësisë fetare, mars 2011:  Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind/ Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind/Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind/Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind/Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind/Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind. (Komentet jashtë shifrave zyrtare janë punë e pahijshme dhe e kotë. Lufta kundër realitetit mishërohet më së miri me figurën e Don Kishotit. Ai është tragjik, ndërsa duket komik.)’, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, intervista e fundit e kryeministrit të Kosovës e dhënë për televizionin Beogradas “Happy” TV  ka ngjallur mjaftë reagime. Fillimisht me pjesëmarrjen e tij në të e pastaj edhe për deklaratat e bëra para gazetarit serb, sidomos ato për fenë, përcjell gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë