Loading…

Milano ‘vishet’ zikaltër, Interit i mjafton goli i Lautrao Martinez për ta fituar derbin

  • 05/02/2023 | 22:51

Milano ‘vishet’ zikaltër, Interit i mjafton goli i Lautrao Martinez për ta fituar derbin

Inter fitoi 1-0 me Milanin në derbin e qytetit. Për javën e 21-të në Serie A, djemve të Inzaghit i mjaftoi goli i Lautaro Martinez në minutën e 34 të ndeshjes për tri pikët e radhës në kampionat.


Kuqezinjtë e Piolit nuk ngrenë kokë as në derbi, teksa për ndeshjen e pestë radhazi nuk njohin shijen e fitores.

Ndeshja në “Giuseppe Meazza” nisi me raste, teksa skuadrat u kujdesën për mos pësuar. Inter shtoi ritmin pas minutës së 30-të, teksa katër minuta më vonë Lautaro gjeti golin e vetëm të ndeshjes.

Krosimi i Calhanoglu nga këndi u shfrytëuza nga argjentinasi, që i jep kështu tri pikë Interit. Kështu zikaltërit shkojnë në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, 13 pikë pas Napolit. Milan mbetet me 38 pikë në vendin e gjashtë.

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez. Trajner: Simone Inzaghi.

MILAN (3-5-2): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Gabbia; Calabria, Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Giroud, Origi. Trajner: Stefano Pioli.

Inter i shënon Milanit dhe shkon në pushim me një gol epërsi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë