Loading…

Milani e heq nga shitja Leaon

  • 31/07/2021 | 22:23

Milani e heq nga shitja Leaon

Milani ka vendosur ta heq Rafael Leaon nga shitja pasi ka zvogëluar opsionet sulmuese, thuhet në mediat italiane.


Deri më tani këtë verë, sulmuesi portugez është përmendur në mënyrë të përsëritur në një seri tregimesh transferimi, me lidhje kryesisht për klubin anglez, Wolverhampton Wanderers.

Ai gjithashtu u propozua si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi me Olympique Marseille dhe Borussia Dortmund.

Sidoqoftë, Milannews pohon këtë mbrëmje se kuqezinjtë kanë vendosur të mbajnë në ekip 22-vjeçarin për këtë sezon.

Kjo sepse ata tashmë e kanë huazuar Lorenzo Colombo te SPAL dhe janë në negociata të avancuara për të shitur Jens Petter Hauge te Eintracht Frankfurt.

Gjatë sezonit 2020-21, Leao kontribuoi me shtatë gola dhe gjashtë asistime në 40 ndeshje për Milanin.

Ai u ble nga Lille në vitin 2019 për një shumë prej 29.5 milionë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë