Loading…

Milaim Zeka tregon se cilat do të jenë arrestimet e radhës nga Gjykata Speciale

  • 20/11/2020 | 09:33

Milaim Zeka tregon se cilat do të jenë arrestimet e radhës nga Gjykata Speciale

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se do të ketë arrestime të radhës fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm e pastaj në zonat operative.

Zeka tha se personat që arrestohen nuk dihen fillimisht me emra por vijnë vetëm si shifra dhe deri në momentin e fundit nuk dihen emrat e tyre.

“Këta e kanë kapur zinxhirin komandues, në bazë të këtij zinxhiri komandues normal që do të ketë arrestime. Fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm pastaj te zinxhiri komandues i zonave operative, zonës së Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Gjilanit etj”, ka thënë Zeka.

“Se çfarë strategjie ka Prokuroria është vështirë për ta ditur sepse janë duke vepru në fshehtësitë më të mëdha. Arrestimet që ndodhin në Kosovë dhe Njësitet Operative të cilët ata i kanë këtu nuk vjen asnjë emër, vijnë vetëm shifra, deri në minutat e fundit nuk i dinë emrat kush do të arrestohet. Në momentin që nisen vetëm një pjestar i tyre e di vendin ku do të shkojnë dhe kë do ta arrestojnë”, ka shtuar Zeka në T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë