Loading…

Milaim Zeka: Rama si Vucici e Dacici lëshon deklarata të pamatura

  • 27/11/2018 | 19:05

Milaim Zeka: Rama si Vucici e Dacici lëshon deklarata të pamatura

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate e ka komentuar takimin e djeshëm të përbashkët të të dy qeverive shqiptare.


Doku folur për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Zeka tha se ai nuk e ka provokuar situatën, por e ka imituar Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin.

“Vuçiqi dhe Daçiqi vijnë në Kosovë dhe lëshojnë deklarata të pamatura dhe pastaj ne me ‘budallakitë’ e tyre merremi gjashtë muaj. Të njëjtin veprim të gabueshëm e ka bërë dje Edi Rama”, ka thënë Zeka në Info Magazine.

“Asnjë veprim deri më sot qeveria shqiptare, nuk e ka marrë për ta lehtësuar Kosovën në bllokadat e përditshme që ia bën Beogradi. Nuk zgjidhen problemet me deklarata poetike. Dje kemi shitur ‘pallavra’ patriotike, qysh shesin Vuçiqi dhe Daçiqi sa herë vijnë në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë