Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, që nuk ka mundur ta kalojë pragun elektoral për t’u bërë pjesë e parlamentit, ka fajësuar media të caktuara që nuk i kanë dhënë hapësirën e mjaftuar.
Në Klan Kosova ai ka thënë se partia e tij dhe ai janë bojkotuar gjatë fushatës zgjedhore në disa raste.
Zeka ka thënë se atij personalisht nuk do t’i mungojë Kuvendit, ku mandatin e kaluar ishte deputet.
“Por do t’u mungojë qytetarëve”, ka thënë Zeka.
“Në këtë pozicion jam komod, unë do t’i kthehem familjes, do t’i kthehem pak jetës sime”.
“Kam projekte filmike me të cilat do të merrem, por nga skena politike nuk do të largohem” është shprehur ai.