Loading…

Milaim Zeka ia publikon Tomë Gashit një dokument: Thotë se ka qenë gjykatës i Milosevicit

  • 04/12/2021 | 15:58

Milaim Zeka ia publikon Tomë Gashit një dokument: Thotë se ka qenë gjykatës i Milosevicit

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar një dokument, ku sipas tij e dëshmon që avokati Tomë Gashi, ka qenë gjykatës i Slobodan Milosevic, shkruan Gazeta Metro.


Në profilin e tij në Facebook, Zeka ka publikuar këtë dokument i cili i përket vitit 1993 dhe është i shkruar edhe në gjuhën serbe.

Zeka thotë se Tomë Gashi ka qenë gjykatës i Slobodan Milosevicit.

“E kam thënë në shumë debate televizive se Tomqe ka qenë gjykatës i Miloshevicit deri ne vitin 1993”, ka shkruar Milaim Zeka.

Kujtojmë që Tomë Gashi dhe Milaim Zeka kishin pasur një debat shumë të ashpër në një debat televiziv, ku kishin kaluar në ofendime dhe sharje.

Më poshtë statusi i Zekës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë