Loading…

Milaim Zeka aderon zyrtarisht në NISMA (Foto)

  • 18/05/2017 | 15:25

Milaim Zeka aderon zyrtarisht në NISMA (Foto)

Milazim Zeka sapo ka aderuar edhe zyrtarisht në Nisma për Kosovën. Atë e ka prezantuar vetë kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj.


‘Ua prezantoj kandidatin dhe, shpresoj deputetin, e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Kur kemi biseduar rreth aktivizimit në politikë, nuk ka pasur asnjë kërkesë’, ka thënë Fatmir Limaj në prezantimin e Zekës.

Ndërkohë, Zeka ka thënë se hyrja në politikë nuk është risi, pasi siç thotë ai, në politikë ka qenë që nga vitet e 90’ta.

‘S’do bahem shumë serioz pse po hy në politikë, pasi në politikë kam qenë që nga vitet 90. E kam pasur një kërkesë, me më leju me qenë Milaimi që kam qenë gjithmonë. Me qenë kritik’, ka thënë Milaim Zeka.

Por, çka bie në sy, është se Zekës vendin për t’u bërë kandidat i Nisma’s për deputet, ia lëshoi kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi. Këtë e ka thënë vetë  Zeka.

‘Jakup Krasniqi ka heq dorë nga lista e NISMA’s të ia lëshojë vendin një nxënësi të tij, Milaim Zekës’, ka thënë ai.

Ndryshe, Nisma për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit është në koalicion me AAK’në, me të cilët ishte lidhur që më herët, dhe me PDK’në e Kadri Veselit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë