Loading…

Mikela i reagon ashpër Olta Gixharit: Kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis

  • 31/01/2023 | 19:03

Mikela i reagon ashpër Olta Gixharit: Kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit, ditën e djeshme, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.


Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas së cilit shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.”

Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Olta ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë