Loading…

Mike Tyson përfshihet në një sherr, i nxirret arma nga një person i panjohur

  • 24/03/2022 | 16:32

Mike Tyson përfshihet në një sherr, i nxirret arma nga një person i panjohur

Ish bokseri i famshëm, Mike Tyson është sfiduar nga një person i panjohur të martën mbrëma në një lokal në Hollywood, ku ky i fundit i nxjerri edhe armën, transmeton Gazeta Metro.


Një video e cila është shfaqur në rrjetet sociale tregon një person që i nxjerrë armën Mike Tysonit, ku pretendohet që dëshironte një sherr me ish kampionin e botës të peshave të rënda në boks.

Tyson i cili ishte i pranishëm në një lokal për të parë një shfaqje humori, përfundoi në një situatë mjaft të frikshme, por që mbajti gjakftohtësinë e tij gjatë gjithë kohës.

Ai tërë kohën qëndronte i ulur dhe bënte me duar që të vinte personi që i nxjerri armën, i cili në fund shkoi ta përqafoj dhe i puthi dorën në shenjë respekti.

Kujtojmë që 55-vjeçari nuk është hera e parë që përfshihet në zënka të tilla, por që këtë herë kishte vendosur të ruante qetësinë duke mos reaguar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë