Loading…

Migrantët nisen këmbë drejt BE’së

  • 11/11/2016 | 20:34

Migrantët nisen këmbë drejt BE’së

Një grup i migrantëve kanë vendosur të shkojnë këmbë nga kryeqyeti serb, Beograd deri në kufirin me Kroacinë, për të tentuar më pas hyrjen në vendet e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe.

Rreth 200 njerëz të shoqëruar nga policia përgjatë gjithë autostradës Beograd-Zagreb, e cila deri në kufirin me Kroacinë zgjat rreth 120 kilometra kanë ecur këmbë duke shkaktuar tollovi të shumta në trafik dhe kolona veturash të gjata më shumë se një kilometër.

Kjo nuk është hera e parë që migrantët, të dëshpëruar për të kaluar në shtetet e BE-së kanë provuar të mbërrijnë në kufijtë evropianë duke ecur. Në fillim të tetorit, një grup migrantësh pasi protestuan në Beograd filluan të ecnin drejt Hungarisë, por moti i keq i pengoi ata. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë