Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD), tashmë e konsideron punë të kryer shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tij, ngërçi për postin e Presidentit po e çon Kosovën drejt një procesi të ri elektoral, për të cilin ai ka listuar edhe datat konkrete.
Miftaraj theksoi se Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, ka dy opsione në tavolinë për caktimin e ditës së zgjedhjeve, 31 majin ose 7 qershorin. Miftaraj ironizoi duke u bërë thirrje edhe mërgimtarëve që të bëhen gati.
“Së paku zgjedhjet parlamentare në fund te muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokëdhimbje edhe nese oligarket e energjise elektrike vendosin qe Kosova mos te kete energji elektrike diten e zgjedhjeve. Mërgimtarët tanë te cilet duan te marrin pjese ne zgjedhje in person te rezervojne biletat. U.D Presidentja ka dy mundesi lidhur me daten e zgjedhjeve 31 maj ose 7 qershor”, shkroi Miftaraj./gazetametro.net