Loading…

Midis liberalizimit të vizave dhe izolimit

  • 25/02/2017 | 21:34

Midis liberalizimit të vizave dhe izolimit

‘A flet anglisht’, në Kosovë është pyetje e gabuar. “Si”, pyet drejtuesi i taksisë në aeroportin e Prishtinës, “a nuk flet gjermanisht” pyet ai. Edhe fëmijët e shkollës fillore e mësojnë gjuhën gjermane nga filmat e RTL. Këtu mjet pagese është euroja, para vitit 2002 ishte Marka gjermane. Nuk ka fshat ku njeriu nuk do të gjente dikë që e nuk do të kuptonte gjermanishten e pastër.


Kështu e ka nisur shkrimin gazetari Norbert Mappes-Niediek, i të përditshmes gjermane ‘Weser Kurier’, i cili i ka kushtuar komplet artikullin për mos liberalizimin e vizave dhe izolimin e popullatës brenda shtetit.

Ai, shkruan se Kosova është vendi me pro europian në Europë, e po ashtu edhe për një të tretën e banorëve që jetojnë në mërgim, por, më shumë se 80 përqind e tyre në ndonjërin prej vendeve gjermanfolëse.

Për Presidentin shkruan se ka studiuar në Zvicër, e ministri i jashtëm në Austri. Por, mundësinë për të vizituar të afërmit e tyre apo për të udhëtuar nëpër shtete në rini, Niediek thotë se e kanë vetëm një pakicë.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit evropianë më në perëndim se Bjellorusia, të cilëve iu nevojitet një vizë për të udhëtuar në Europë – e cila lëshohet përmes një procedurë vështirë, e shpesh nuk u lëshohet fare, për çka edhe aplikojnë rrallë. Në fillim pengesë ishte skepticizmi i shteteve perëndimore të EU’së. Tani shkak janë edhe vetë kosovarët. Të dyja emocionet e përforcojnë njëra tjetrën, dhe Europa po dhe protektorati i saj ballkanik po largohen tutje nga njëra tjetra”, shkruan ky gazetar, përcjell Gazeta Metro.

Niediek, përmend edhe se si në muajin dhjetor, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian i dhanë madje edhe Gjeorgjisë e Ukrainës dritën e gjelbër të lëvizjes së lirë në vendet e Schengenit, por jo edhe atyre të Kosovës.

“Kështu, 46 milionë ukrainasve iu mundësua të udhëtojnë lirshëm drejt Berlinit e Parisit, e poashtu edhe 4,5 milionë gjeorgjianë të shtetit me 3 mijë metra katrorë në Kaukaz. Por, jo edhe 1,7 milionë kosovarëve të mbetur. Faji i tyre, thonë me mosbindje Bruksel: Kosova nuk po i plotëson kushtet. Edhe njëjtë, sikur i plotësuam kushtet apo jo, thotë një koalicion ndërpartiak në Kosovë: “Europa nuk na do” thotë Ilir Deda, kreu i fraksionit në Parlament”, shkruan gazetari i të përditshmes gjermane.

E po ashtu shkruan edhe për gjendjen  e krijuar me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, marrëveshje të cilën e përmend si kusht për liberalizimin e vizave. Gazetari ka intervistuar edhe presidentin e vendit Hashim Thaçi, të cilin e citon të ketë thënë se vetëm edhe ky kusht ka mbetur.

“Pas dhënies së udhërrëfyesit zyrtar, faktikisht kosovarët janë nisur. Tani, parlamenti i Kosovës duhet të ratifikojë me një shumicë prej dy të tretave të votave marrëveshjen për kufirin me shtetin fqinj Malin e Zi. “Vetëm edhe ky kusht ka mbetur”, thotë presidenti i shtetit, Hashim Thaçi. Këtë ia kanë garantuar partnerët e bisedimeve gjatë vizitës së fundit në Bruksel, ndër ta edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Jucker. “Deputetët tonë e kanë në duart e tyre. Ata vendosin në mes të liberalizimit të vizave dhe izolimit.” Thotë Thaçi”, shkruan Niediek, transmeton gazetametro.net.

Me gjithë karremin, Niediek thotë se arritja e shumicës së dy të tretave është ende larg. As edhe fraksionet e qeverisë nuk i qëndrojnë prapa marrëveshjes me Malin e Zi. Opozita e shfrytëzon çështjen e rregullimit të kufirit, e cila në fakt është jo esenciale, ta shndërrojë në çështje të nderit kombëtarë. Lideri i opozitës, Visar Ymeri pretendon se qeveria po i falë 8 mijë hektarë të tokës së Kosovës. Sipas përfaqësuesve të qeverisë, vendi nuk humb më shumë se sa që fiton nga shkëmbimi i disa livadheve në veriperëndim të shtetit.

Niediek, flet edhe për deklaratat që kanë dhënë përfaqësues të europës, duke cituar këtu Ulrike Lunachek.

“Prapa refuzimit, qëndron një mosbesim i thellë ndaj qeverisë si edhe ndaj Brukselit. Kjo duket të jetë një justifikim. Aq i qartë, siç e paraqet presidenti Thaçi vendimin për vizat nuk është. Ulrike Lunachek nënkryetare e parlamentit Europian  dhe Raportuese për Kosovën, e citon edhe një kusht të dytë për lirinë e lëvizjes: Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Niediek. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë