(I plotësuar) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur sot në selinë e saj kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën i cili ka ardhur për vizitë me rastin e arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj. Me këtë rast ai ka shprehur solidaritetin e tij pas arrestimit të Haradinajt duke e cilësuar këtë si befasues dhe shokues, shkruan gazetametro.net.
Meta në një konferencë për media ka thënë se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.
“Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por është qytetarë i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përrallur me kurajo dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Meta.
Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.
Meta në Prishtinë është pritur nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik.
Kreu i Parlamentit të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se Haradinaj asnjëherë si ka ikur drejtësisë derisa ka përkujtuar kohën kur lideri i AAK ishte përballur edhe me padrejtësi.
“Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet të vizitojë vendin tonë gjatë ditës së sotme. Cak i tij është selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilën ai do ta vizitojë për t’u takuar me zyrtarë të kësaj partie, në shënjë mbështetjeje në këto kohë që lideri i tyre, Ramush Haradinaj, po mbahet në paraburgim në Francë.
Qëllimin e vizitës së kryeparlamentarit shqiptar e konfirmoi për gazetametro.net edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
“Tani po e presim, për 20 minuta Meta do vie në seli të partisë, në mbështetje të Ramushit”, ka thënë Lekaj për gazetametro.net
Po sipas Lekajt, vizita e Ilir Metës po bëhet vetëm në emër të përkrahjes së tij për liderin Haradinaj.
Ndryshe, është raportuar se Ramush Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim, deri sa Serbia të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e tij.
Kreu i Parlamentit të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë ka shprehur bindjen se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.