Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të diel në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 në Tiranë, ku veç çështjeve partiake ka folur edhe për rikonfirmimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
Sipas Metës, qëndrimi mjaft pozitiv i sekretarit të ri të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, James Mattis, për Kosovën konfirmoi edhe njëherë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë një prioritet i rëndësishëm për administratën e Trumpit, raporton tch, transmeton gazetametro.net.
“Kjo është tepër pozitive, duke pasur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, së fundi. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh dhe pasigurish”, ka thënë Meta. /gazetametro.net