Loading…

Meta ka bërë gati rivalin e Twitterit, burimet thonë se mund të lansohet në qershor

  • 09/06/2023 | 14:03

Meta ka bërë gati rivalin e Twitterit, burimet thonë se mund të lansohet në qershor

Meta u ka shfaqur stafit të vet planet për një rrjet social të bazuar në tekst i cili pritet të garojë me Twitterin sipas disa burimeve të BBC, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tyre nga ai aplikacion, përdoruesit do të munden të përcjellin të gjithë përdoruesit që ata i kanë në Instagram dhe në të do të mund të hyjnë edhe nga Mastodoni një platformë tjetër e decentralizuar.

Një zëdhënës i Meta’s ka konfirmuar për BBC se platforma në fjalë është në fazat e zhvillimit. Ai tha se ata janë duke eksploruar mundësitë e aplikacioneve të decentralizuara. Sipas tij kompania beson se ekziston një mundësi që hapësirat e ndara nga të cilat veprojnë kreatorët dhe figurat publike të pikë takohen në një hapësire.

Drejtori i zhvillimit të produkteve në Meta, Chris Cox ka thënë se kodimet për këtë platformë janë në krijim e sipër. Gjiganti teknologjik po planifikon ta lansoj këtë aplikacion shpejt edhe pse nuk është dhënë një datë ende, disa burime thonë se një gjë e tillë mund të ndodhë në fund të qershorit.

Punëtorëve të kompanisë i janë shpërndarë disa screenshot të cilat tregojnë se si mund të duket potencialisht ky aplikacion.

Burimet brenda kompanisë kanë thënë për BBC se këto screenshots janë të vërteta dhe se përdoruesit e Twitterit nuk do ta kenë të vështirë të adaptohen në të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë