Loading…

Meta i kërkon takim Ramës

  • 02/12/2019 | 08:38

Meta i kërkon takim Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentin e vendit, Ilir Meta, transmeton Gazeta Metro.


Këtë Rama e ka bërë të ditur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, e cila është e pesta me radhë pas lëkundjeve të fuqishme të 26 nëntorit, ku u diskutua situate e fundit pas këtij tërmeti të rëndë.

Ndër tjerash, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se këtë takim e ka kërkuar vet presidenti Meta, ku do të diskutohet në lidhje me mundësinë për ndryshim të Kodit Penal.

‘Sot do të takohem me Ilir Metën. E ka kërkuar ai vetë. Takimi do të bëhet për të shikuar mundësinë e ndryshimit të Kodit Penal’, ka thënë Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se të premten do të bëhet një konferencë publike ku të pranishëm do të jenë specialistët që bëjnë inspektimet në terren.

‘Të premten do të bëhet një konferencë publike ku do të jenë të pranishëm specialistët. Aty mund t’i pyesni specialistët për gjendjen dhe nuk është nevoja për të përhapur panik në media’, ka përfunduar Rama. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë