Loading…

Meta godet Ramën: Ka një sëmundje të ‘pashërueshme’

  • 07/06/2017 | 10:47

Meta godet Ramën: Ka një sëmundje të ‘pashërueshme’

Kreu i Kuvendit, i cili tashmë është president i zgjedhur, Ilir Meta, ishte i ftuar në emisionin “ Debati në Channel One”, nga ku ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha.


Ndër të tjera Meta tha se Rama ka një problem, “i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme”.

Meta më pas ka thënë se LSI kërkon një dorë për timon e një tjetër që të mund të akuzojë.

“LSI kërkon që një dorë ta mbajë në timon dhe një tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”, ka thënë ai.

E, për një koalicion të mundshëm me Ramën, nuk është përgjigjur Meta.

“Për fat të mirë nuk kam ndërmend të bëj koalicion me njeri, sepse unë nuk jam as anëtar i kryesisë së LSI-së. Këtë pyetje mund t’ia bëni Petrit Vasilit nëse ka ndërmend të bëjë koalicion apo jo”, ka shtuar presidenti i zgjedhur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë