Futbollisti turko-gjerman, Mesut Ozil, ka vendosur që t’i dal në ndihmë njeriut që fshihet prapa maskotës së famshme të klubit të Arsenalit, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Arsenalit ditë më parë vendosi që ta largoi nga puna njeriun që fshihet prapa maskotës së klubit, pas 27 viteve. Arsyet ende nuk janë zbuluar zyrtarisht, teksa thuhet se ky vendim erdhi si shkak i mos mundësisë që ta paguajnë pagën e tij.
Megjithatë, njeriut të njohur ndryshe edhe si ‘Gunnersaurus’, në ndihmë ka vendosur që t’i dal ylli i skuadrës, Mesut Ozil, i cili është një nga futbollistët më të paguar te ‘Topçinjët’.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ish reprezentuesi i Gjermanisë ka bërë të ditur se është i gatshëm ta paguajë pagën e njeriut që fshihet prapa maskotës, për aq kohë sa ai do jetë lojtar i Arsenalit.
I was so sad that Jerry Quy aka our famous & loyal mascot @Gunnersaurus and integral part of our club was being made redundant after 27 years. As such, I’m offering to reimburse @Arsenal with the full salary of our big green guy as long as I will be an Arsenal player… pic.twitter.com/IfWN38x62z
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) October 6, 2020
Ndryshe, ‘Gunnersaurus’ tash e 27 vite ka qenë i pranishëm në çdo ndeshje që Arsenali i zhvillon në shtëpi. /gazetametro.net