Loading…

Messi në radarin e ‘L’Equipe’, akuzohet për ndotje të tepërt të mjedisit

  • 05/10/2022 | 10:02

Messi në radarin e ‘L’Equipe’, akuzohet për ndotje të tepërt të mjedisit

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi është cak i raportimeve të ‘L’Equipe’, për çështje që s’lidhen me futbollin, por me ekosistemin. 


Leo Messi, aktualisht lojtar i PSG, ka një avion privat dhe si pasojë e tij ka përfunduar i kritikuar nga gazeta prestigjioze franceze, ‘L’Equipe’.

Messi është në radar, si pasojë e ndikimit negativ në ekosistem, përcjell lajmi.net.

‘L’Equipe’ insiston se Lionel Messi, në tre muaj, ka liruar aq CO2 me avionin e tij privat, sa liron një francez mesatar në 150 vite.

Avioni privat i Lionel Messi nuk përdoret vetëm nga lojtari. Atë e përdorin edhe shokët e tij.

Sipas raportimeve, avioni i tij ka bërë 52 udhëtime nëpër botë, vetëm mes 1 qershorit dhe 31 gushtit.

Mediat franceze po trajtojnë me seriozitet të lartë problemet që lidhen me ambientin. Pyetje për udhëtimet e skuadrës i ishin drejtuar edhe trajnerit të PSG, Christophe Galtier.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë