Argjentina ka arritur të kualifikohet për çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi kanë arritur ta mposhtin Egjiptin në minutat e fundit.
Ndonëse Egjipti mbajti epërsinë prej dy golash deri në minutën e 79′, ishte Argjentina ajo që arriti që përbrenda më pak se 15 minuta të përmbys gjithçka.
Goli i parë erdhi nga Cuti Romero, përmes një goli me kokë në minutën e 79′.
Më pas, golin e dytë e shënoi Lionel Messi që në minutën e 83′, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës.
Nëntë minuta më vonë, shënoi Enzo Fernandez me kokë për ta përmbyllur rezultatin për 3-2.