Loading…

Mësoni si dhe sa lloje të reja të Bitcoin kanë lindur prej daljes së versionit të parë

  • 17/04/2018 | 11:20

Mësoni si dhe sa lloje të reja të Bitcoin kanë lindur prej daljes së versionit të parë

Sa po rritet zhvillimi teknologjik i Bitcoin? Sa lloje të reja të Bitcoin kanë lindur prej daljes së versionit të parë?


Specialistët e sigurisë së teknologjisë informative dhe mbrojtjes së kriptovalutave, shpjegojnë se si dhe sa valuta të tjera kanë lindur pas Bitcoinit, transmeton GazetaMetro.net

Bitcoin ashtu si edhe kriptovalutat tjera gjendet në një proces të pandalshëm të zhvillimit tyë teknologjisë.

Koncepti i bitcoinit si kriptovalutës së parë, ashtu edhe të gjitha të tjerave është i bazuar në platformën e kodit të hapur të programimit. Kodi i hapur apo publik, nënkupton se është i qasshëm nga të gjithë dhe se secili mund ta modifikojë tutje sipas nevojave të tij,

i Gjithë kodi programues për Bitcoin mund të gjendet në platformën zhvilluese GitHub, ashtu si edhe kodi programues për të gjitha kriptovalutat tjera.

Secili prej nesh mund të e marrë kodin programues në GitHub, dhe pastaj të bëjë ndryshimet programuese dhe kështu të krijojë kriptovalutën e tij,

Krijimi i një versioni të ri të kodit të hapur me modifikimin e kodit të vjetër quhet Forking  ( nga anglishtja: Fork – piru, piruri). Kjo shprehje tashmë përdoret në çdo gjuhë, dhe ën kuptim të kriptovalutave, do të thotë krimi i një valute të re. Për të lehtësuar që me krijimin e kriptovalutave të reja të merren edhe përdoruesit që nuk kanë njohuri në programim, ekzistojnë software që ndihmojnë në këtë punë.

Një ndër më të njohurit është Forkgen, i cili me pak mund nga ana e jonë në mënyrë automatike e krijon kriptovalutën e re.

Teknologjikisht, krijimi është relativisht i thjeshtë, por pjesa tjetër e promovimit të një kriptovalute të re kërkon aftësi dhe ndërmarrësi biznesore.

Forking mund të ndahet në dy pjesë kategori të reja bazë edhe Hard Forking (të fortë), dhe në Soft Forking (të butë).

Hard Forking e ndan kri një kriptovalute nga e cila lind një valutë e re digjitale, dhe kështu vazhdojnë të ekzistojnë dy kriptovaluta të ndara.

Te Soft Forking, kriptovaluta e re i merre funksionet e të vjetrës dhe ‘Blockchani” dhe pastaj pushon ‘Blockchaini’.

Pra te Soft Forking kemi të bëjmë më shumë me një modifikim të kriptovalutës.

Nga Bitcoin deri tani kanë lindur mbi gati 70 kriptovaluta. Disa prej valutave që kanë lindur nga versioni i parë janë: Bitcoin Cash (SCH), Bitcoin Gold (BTG), BitCore (BTX), Bitcoin Private (BTCP), Bitcoin Diamond (BCD), Super Bitcoin (SBTC), BitcoinX (BCX), CLAMs (CLAM), Segwit2X (B2X) dhe shumë të tjera.

Disa nga derivatet e Bitcoin janë të suksesshëm, por shumica nuk ka arritur të shndërrohet në mjet pagese, Nga 69 derivate ët Bitcoin, vetëm 10 përdoren në tregtim. Pas lancimit të Bitcoin Cash (BCH), të gjitha versionet tjera kishin karakteristika më të këqija. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë