Secilit server i duhet një kod për t’u kyqyr diku, nga i cili varet e gjitha puna në të, dhe duhet pasur kujdes me zgjedhjen e tij.
Shifra më e paigurtë dhe më e përdorur në vitin 2016 sipas Kompanisë së Sigurimit “Keeper” ka qenë kodi 123456. Kjo kompani në analizën e 10 milionë llogarive të internetit në botë ka ardhur në zbulimin e këtij kodi apo fjalëkalimi që është përdorur më së shumti, dhe njëkohësisht nuk ka qenë fare i sigurtë.
Pas kodit “123456”, fjalëkalimi i dytë më i përdorur është “123456789”, pastaj “qwerty”, i katërt është “12345678” dhe i pesti “111111”. /gazetametro.net