Kosova do të ketë mot të ftohtë, me vranësira por edhe intervale me diell gjatë fundjavës. Sipas Prishtina Weather, masat e ftohta ajrore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat nën vlera mesatare.
Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, por në vise të ulëta do të ketë vransira të ulëta ose mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës, shkruan gazetametro.net.
E diela do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërsa viset e ulëta sërish mund të mbeten të mbuluara më gjatë me vransira të ulëta ose mjegull.
Temperaturat minimale gjatë fundjavës do të luhaten nga -12C deri në -5C, e ato maksimale nga -2C deri në +1C./gazetametro.net