Sot në vendin tonë do të ketë periudha me vranësira dhe diell. Temperaturat do të sillen prej 3 gradë celsius minimalja, deri në 15 gradë ajo maksimalja.
Këtë të diel, fusha të ulëta barike nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali, që në fillim të javës së ardhshme, në vendin tonë do të sjellin përkeqësim të motit me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e nga dita e mërkurë priten edhe rënie të temperaturave.
Në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, e ato maksimale gradualisht do të zbresin nga 13C në 9C.
Do të fryejë erë mesatare juglindore 3-6m/s, e në fillim të javës erë mesatarisht e fuqishme 3-12m/s nga drejtime të ndryshme. Shtypja atmosferike deri nesër do të jetë në rritje, e më pas do të zbres nën vlera normale./gazetametro.net