Loading…

Brenda një muaji aktakuza për veteranët e rrejshëm

  • 25/08/2018 | 08:18

Brenda një muaji aktakuza për veteranët e rrejshëm

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka deklaruar se prokurori kompetent është duke e përgatitur aktakuzën për veteranët e rrejshëm dhe se ajo brenda një muaji do të dërgohet në Gjykatë.


Mbi 22 milionë euro vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti nëse konfirmohen pretendimet e prokurorit të dorëhequr Blakaj se në listat e veteranëve janë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm.

Deputetët nga radhët e pozitës dhe të opozitës kërkojnë që të ndërpriten pagesat për veteranët e rrejshëm, me ç’rast ata duhet t’i kthejnë paratë që ia kanë marrë shtetit ndër vite.

Në anën tjetër prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Sylë Hoxha, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se ende nuk është dërguar aktakuza për rastin e fryrjes së listave të veteranëve në Gjykatë.

“Në ndërkohë do të vendosë prokurori me propozime e pastaj vendos Gjykata. Ende nuk është ngritur aktakuza, ne jemi në përgatitje të saj. Është çështje procedurale e prokurorit, i cili do të vendosë kur do ta përfundojë aktakuzën”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë