Loading…

Mësohet se çfarë ka organizuar Qeveria me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

  • 16/02/2022 | 11:46

Mësohet se çfarë ka organizuar Qeveria me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për agjendën me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës që do mbahet nesër, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, shënimi i ditës së 17 shkurtit do të filloj me ngritjen e flamurit të Kosovës në oborrin e qeverisë. Ndërsa më vonë  do të bëhet vendosen kurora lulesh të Kompleksi Adem Jashari.

Në ora 10:30 do vendosen lule tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova si dhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të nisë seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 12 deri në orën 13 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë në bulevardin Nënë Tereza.

Agjenda e plotë:

Në orën 08:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë.

Në orën 09:10-09:30, në Skenderaj do të vendosen kurora lulesh te Kompleksi Adem Jashari.

Në orën 10:30-10:35 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Në orën 10:35-10:40 vendosen kurora te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të nisë seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 12 deri në orën 13 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë në bulevardin Nënë Tereza,

Në orën 14 deri në orën 15, bëhet përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s” në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 16:00-17:00 do të bëhen pritjet shtetërore në Pallatin e Rinisë.

Në orën 17 do të nisë koncerti i Filharmonisë së Kosovës me vepra shqitpare në Sallën e Kuqe.

Në orën 18:30 do të mbahet programi i Ansamblit Shota dhe atij të Shqipërisë në Teatrin Kombëtar dhe në orën 20:00, do të ketë koncert në Kino Armata./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë