Loading…

Mësohet muaji kur do të vendoset për fatin e ushtrisë së Kosovës

  • 15/04/2018 | 23:15

Mësohet muaji kur do të vendoset për fatin e ushtrisë së Kosovës

Qeverisja Haradinaj nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga formimi  Ushtrisë së Kosovës, këta të fundit po synojnë që gjatë këtij mandati të bëhet krijimi i saj.


Në muajin maj do të jetë shqyrtimi i projektligjit për forcat e armatosura të Kosovës, këtë po e konfiron kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala, shkruan gazetametro.com.

“Në muajin maj e kemi shqyrtimin e projektligjit për forcat e armatosura të Kosovës dhe ajo që është zyrtare është kjo”

Ndërkaq, profesori universitar, Arsim Bajrami thotë se ndërrimi i Kushtetutës është proces i komplikuar por i domosdoshëm.

“Do të jem shumë realist, procesi i ndërrimit të Kushtetutës është proces shumë i komplikum, sepse Kushtetuta është ngurtë dhe duhet të ndërrohet procedura kushtetuese, por ja vlen të fillohet ndërrimi i Kushtetutës dhe të sigurohet mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare që të relativizohet bllokada serbe”, tha Bajrami.

Tashmë është e qartë se Lista Serbe po e mbanë të bllokuar formimin e Ushtrisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë