Loading…

Mësohet kush do të emërohet Ministër i Brendshëm

  • 12/04/2018 | 18:32

Mësohet kush do të emërohet Ministër i Brendshëm

Aleanca Kosova e Re  ka marrë vendim që Bejtush Gashi ta zëvendësoj Flamur Sefajn në pozitën e ministrit të MPB-së.


Bejtush Gashi, i cili ka qenë më parë zëvendësministër i Ministrisë së FSK-së, pritet që nesër të emërohet edhe zyrtarisht nga kryeministri Haradinaj në këtë pozitë.

Burime të portalit Veriu. info  bëjnë të ditur se sot pasdite AKR e ka dërguar emrin e Bejtush Gashit në zyrën e kryeministrit Haradinaj.

Kujtojmë se para disa ditësh kryeministri Haradinaj kishte shkarkuar ministrin nga radhët e AKR-së, Flamur Sefaj, për shkak të skandalit me deportimit e gjashtë ‘gylenistëve’ për në Turqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë