Loading…

Mësohet emri i personit që vdiq nga orteku në Brezovicë

  • 19/01/2017 | 20:20

Mësohet emri i personit që vdiq nga orteku në Brezovicë

Një person i moshës 23 vjeç ka humbur jetën sot derisa ishte duke skijuar në Brezovicë.


Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe policia në rajonin e Ferizajt, ku ka bërë të ditur se vdekja e tij është shkaktuar nga një ortek bore.

Organizata “Snownjeri” ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se i riu i cili ka ndërruar jetë sot është Fisnik Qerkini.

“Snownjeri ne emër të gjithë pjesëtarëve të saje shpreh ngushëllime familjes Qerkini dhe gjithë freeriderave të Kosovës”, shkruan organizata.

“Fisnik Qerkini ka humbur jetën sot ku u përfshi nga një ortek bore në një nga shtigjet e rrezikshme te Brezovicës #rip”, thuhet në postimin e tyre.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për proceduar e varrimit, pasi është rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë