Pas arritjes së marrëveshjes për votim të Demarkacionit me Malin e Zi, presienti Hashim Thaçi, ka thirrur në takim liderët e partieve politike. Aty ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, për të cilin mediat raportuan se e ka braktisur takimin para kohe.
Gazeta Metro mëson se arsyeja e daljes së Haradinajt nga takimi, nuk ka të bëjë me ndonjë mosmarrëveshje.
Burime nga takimi, i kanë thënë Metros, se Haradinaj, e më pas edhe liderët tjerë kanë dalë nga ky takim, për të vazhduar me takime të tjera, fillimisht me përfaqësuesen e BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Përveç partive të koalicionit qeverisës, në takime po merr pjesë edhe LDK. Ndërsa Vetëvendosje, e ka bojkotuar këtë takim të thirrur nga presidenti Thaçi, dhe Albin Kurti në një konferencë për media është shprehur kundër kësaj marrëveshje me Malin e Zi, duke e quajtur mashtrim. /gazetametro.net