Loading…

Mësohet arsyeja e lirimit të Vesel Veselit dhe Shkëlzen Xhekajt, ja se çka pritet të ndodhë pas dy muajsh

  • 03/05/2019 | 15:18

Mësohet arsyeja e lirimit të Vesel Veselit dhe Shkëlzen Xhekajt, ja se çka pritet të ndodhë pas dy muajsh

Brenda dy muajve pritet që të ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve Vesel Veseli dhe Shkëlzen Xhekaj, që dyshohet se kanë abuzuar me vajzën e mitura nga Drenasi, transmeton Gazeta Metro.


Gjithashtu, aktakuza pritet të ngriten edhe për mjekun Fehmi Ahmeti, që mundësoi abortimin e vajzës, si dhe për avokatin Gazmend Halilaj. Prokurori i rastit, Ruhan Salihu, ka sqaruar se propozimin e lirimit të të dyshuarve në arrest shtëpiak. Ai ka thënë se kjo është bërë për dy muaj, derisa në këtë periudhë pritet që të ngritën edhe aktakuzat.

“Propozimi është bërë për dy muaj, gjatë kësaj periudhe do të ngritët aktakuzë e pas saj vendos gjykata”, tha Salihu. Sipas prokurorit nuk do të ketë ndonjë rrezik për vajzën pas ndryshimit të masës. Edhe pse raportimi i Insajderit për rastin në Drenas tronditi opinionin duke marrë vëmendjen edhe të mediave botërore, prokurori i rastit, Ruhan Salihu për Gazetën Express ka arsyetuar propozimin e prokurorisë për lirimin nga paraburgimi dhe vazhdimin e dënimit në arrest shtëpiak.

“Ne nuk kemi vendim nga Gjykata, propozimi ka shkuar nga prokuroria por ende nuk kemi njoftim a kanë vendos për po apo jo. Kemi vendosur sepse kemi vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet sipas dispozitave ligjore, janë të qarta, në çdo moment kur të pushojnë kushtet për të cilat është caktuar paraburgimi mund të ndër prehet ose të propozohet për zëvendësim”, ka bërë të ditur prokurori i rastit të njohur si “Rasti i Drenasit”, Ruhan Salihu.

“Nuk ka rrezik sepse ata janë të vetëdijshëm. Ata nuk guxojnë me bo kurrfarë shkelje sa i përket urdhër arrestit nëse ju caktohet”, thotë Salihu. Polici Vesel Veseli e profesori Shkëlzen Xhekaj nuk janë të vetmit të dyshuar për rastin e Drenasit të cilët kanë këtë masë sigurie. Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte vendosur masën e arrestit shtëpiak fillimisht për gjinekologun Fehmi Ahmeti që dyshohet se e kishte kryer abortin e të miturës.

Pas tij, e njëjta masë iu caktua edhe avokatit Gazmend Halilaj. Më 26 mars, Halilajt iu zëvendësua masa në arrest shtëpiak, teksa edhe ky është klasifikuar nga organet e hetuesisë si një nga të dyshuarit për rastin e abuzimit seksual me atëherë të miturën.

Masa që iu është caktuar Halilaj përfundon në fund të këtij muaji, e pastaj do të vendoset se a do të iu vazhdohet apo caktohet ndonjë masë tjetër. Në anën tjetër prokuroria ka propozuar që për Xhekajn e Veselin të caktohet masë e arrestit shtëpiak që do të zgjasë dy muaj. Gjatë kësaj kohe është bërë e ditur se do të ngritët aktakuzë për rastin. Nga Prokuroria kanë deklaruar ndërkaq se të tre këta do të kenë një gjykim të përbashkët pasi që mbi ta rëndojnë akuzat e njëjta për abuzim seksual,

Derisa organet e rendit ia zbusin masën të dyshuarve për abuzim seksual me një vajzë të mitur, në Kosovë duke reaguar ashpër për këtë temë janë mbajtur disa protesta të organizuara nga shoqëria civile, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, derisa për të kanë shkruar edhe mediat më të mëdha botërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë