Loading…

Mësohen arsyet pse Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga PSD’ja

  • 15/12/2019 | 12:28

Mësohen arsyet pse Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga PSD’ja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti para pak çastesh ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga posti në PSD, shkruan Gazeta Metro.


Njëra ndër arsyet e këtij largimi të Ahmetit i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, duket se është vetë pozita e kreut të kryeqytetit, për të cilin Ahmeti thotë se angazhimi i tij kryesor nga tash e tutje mbetet në punët e kryeqytetit.

‘Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 201’, ka njoftuar ai.

Ahmeti mori mandatin e dytë me radhë për të udhëhequr kryeqytetin në vitin 2017, në zgjedhjet komunale, të cilat i fitoi derisa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë