Loading…

Mesiq në takim me Konjufcës: Serbët e urrejnë Milosevicin, jo pse shkaktoi luftëra, por pse i humbi ato

  • 12/02/2022 | 14:17

Mesiq në takim me Konjufcës: Serbët e urrejnë Milosevicin, jo pse shkaktoi luftëra, por pse i humbi ato

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq,ka thënë se serbët e urrejnë Milosevicin, jo pse shkaktoi luftëra, por pse i humbi ato, shkruan Gazeta Metro.


Stipe Mesiq po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai sot bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, kanë takuar kreun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën.

Siç njofton zyra për media e Kuvendit, gjatë bisedës me Konjufcën, Mesiq ka rikthyer në kujtesë ngjarjet që kanë çuar në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij që ka pasur me Sllobodan Millosheviqin për Kosovën.

Mesiq thotë se Jugosllavia ka mund të shpërbëhet edhe pa luftë, por ka qenë politika e Millosheviqit ajo që ka shkaktuar tragjedi në gjithë rajonin. Mesiq ka thënë se Millosheviqi mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe” por kishte gënjyer veten.

Tutje ai thotë se serbët e urrejnë Millosheviqin, jo pse ka shkaktuar luftëra, por se i ka humbur ato.

“Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa luftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe”, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, ka thënë Mesiq.

Nga ana tjetër, ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e uroi me këtë rast Konjufcën për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe tha se e konsideron privilegj vizitën në Kosovë me mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, Mesiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë